Westerwelle në Kajro: Egjipti të mos bëjë drejtësi selektive

Pas arrestimit të disa zyrtarëve të lartë të Vëllazërisë Myslimane, Gjermania i ka bërë thirrje Egjiptit të enjten që t’i shmanget “asaj që duket si drejtësi selektive”.Këtë porosi e dha ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun egjiptas Nabil Fahmy, i cili ia ktheu se “nuk ka drejtësi të bazuar në hakmarrje, dhe as drejtësi selektive. Ekziston ligji, dhe ai vlen për të gjithë”.Komenti i kryediplomatit egjiptian ishte përkthyer në gjuhën gjermane. Autoritetet egjiptiane kanë arrestuar të mërkurën tri prijës të lartë të Vëllazërisë Myslimane, nën akuza për nxitje të dhunës.Morsi po mbahet në paraburgim prej se është rrëzuar nga pushteti më 3 korrik, në një vend të paditur.Ai akuzohet se ka bërë konspiracion me Hamasin e Palestinës, gjatë ikjes së tij nga burgu në vitin 2011. Akuzë tjetër kundër Morsi është edhe ajo për vrasje.“Të gjitha format e drejtësisë selektive duhet të shmangen”, tha shefi i diplomacisë gjermane.Qeveria gjermane luan një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet e Perëndimit me Egjiptin. Për këtë arsye vizita e ministrit të Jashtëm Guido Westerwelle në Kajro bëhet edhe më e rëndësishme.Shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle është i pari ministër i Jashtëm perëndimor qysh prej ndryshimit të pushtetit para gati një muaji, që ka mbërritur në Kajro për të ndërmjetësuar në konfliktin e krijuar mes qeverisë së përkohshme dhe "Vëllazërisë myslimane", nje detyrë, e cila ka edhe përkushtimin personal të shefes së diplomacisë europiane, Catherine Ashton.Megjithatë Westerwelle mund të luajë një rol kyç. Gjatë mandatit prej 12 muajsh të presidentit islamik të rrëzuar Mursi, "Vëllazëria myslimane" kishte mundur të krijonte marrëdhënie të shkëlqyera me Berlinin, thuhet nga rradhët e islamikëve. Ka gjasa që pikërisht këto kontakte tani mund të shfrytëzohen që "Vëllazëria myslimane" të vihet në lëvizje duke marrë pjesë në procesin e transformimit të vendit. Deri tani përfaqësuesit e saj kanë kundërshtuar çdo dialog me udhëheqjen e re në Kajro.Shefi i diplomacisë gjermane në axhendën e tij ka planifikuar një sërë takimesh duke kërkuar nga palët në konflikt që të gjejnë një zgjidhje për të bërë të mundur zhvillimin e një dialogu mes tyre. Ai do të mbështesë të dyja palët që janë të gatshme për bisedime, tha Westerwelle në kryeqytetin egjiptian.