Dënohet me 4 vjet burg Berluskoni, ish-kryeministri italian akuzohet për evasion fiskal
Gjykata e Kasacionit në Itali ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos për dënimin me 4 vite burg për ish-kryeministrin italian, Silvio Berluskoni për akuzën e evazionit fiskal që lidhet përsa i përket çështjes "Mediaset"."Silvio Berluskoni nuk del fitimtar nga gjykata", kanë shkruar mediat italiane, por në fakt kavalieri duket se do t’ja hedhë edhe kësaj here.Ai nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli, pasi tre nga nga katër vitet e dënimit i falen në bazë të amnistisë së dekretuar në vitin 2006. Ndërsa viti i mbetur ngë dënimi me 4 vite burg, do ta kalojë në arrest shtëpie, kjo pasi përfiton nga mosha e tij mbi 70-vjeçare.Trupi gjykues i përbërë nga 5 gjykatës e lexoi vendimin para mediave që e transmetuan atë direkt, ndërsa mijëra mbështetës por edhe kundërshtarë të Berluskonit.Ndërkaq sipas vendimit të shpallur nga Gjykata e Kasacionit është rikthyer për rigjykim nga një tjetër trupë gjyqësore në Milano vendimi për heqjen dorë nga të gjitha funksionet publike të "Kavaljerit" për pesë vjet.Rishqyrtimi i dënimit për ndalimin e ushtrimit të detyrës në postet publike mund ta shpëtojë Berluskonin nga dorëzimi i mandatit. Ky veprim nëse do të merrte edhe mbështetjen e partisë së tij dhe forcave të tjera që e mbështesin, mund të krijojë një termet politik, deri në rënien e qeverisë Letta.Ish-kryeministri italian u akuzua për evazion fiskal në shifrat 7,3 milionë euro të kryer duke manipuluar çmimet e filmave të blerë nga "Mediaset". 76-vjeçari, i ka mohuar të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato të motivuara politikisht.