Britani, teksti i “fjalimit” të Mbretëreshës në vitin 1983
Mbretëresha pritej t’i bënte thirrje popullit të Britanisë së Madhe për t’u lutur përpara një lufte kimike-bërthamore, zbulojnë dokumentet e qeverisë së 1983-shit.Dorëshkrimi, i cili ishte gati për një transmetim hipotetik, kishte në të edhe përshkrimin e monarkes britanike ndaj kërcënimit, që i kanosej “vendit të guximshëm”, si “më i madhi” nga cilido tjetër në histori.Aty përmendej gjithashtu edhe djali i Mbretëreshës, Princi Andrew, ish-pjesëtar i Marinës Mbretërore në atë kohë.E hartuar nga zyrtarët e “Whitehall”-it (qeverisë britanike), në një nga periudhat më të tensionuara të Luftës së Ftohtë, ai nuk u regjistrua kurrë.Dokumenti, i lëshuar nga qeveria nën mbretërimin 30-vjeçar, ishte hartuar si pjesë e një ushtrimi për lojrat e luftës së pranverës së 1983-shit, duke punuar mbi skenaret më potenciale.Edhe pse ishte vetëm një simulim, teksti me firmën e Mbretëreshës, i shkruar sikur të ishte transmetuar në mesditën e së premtes së 4 marsit 1983, synonte të përgatiste vendin për provën e rëndë të Luftës së III Botërore.Në ushtrimet e lojrave të luftës, forcat e bllokut Portokalli, që përfaqësonin Bashkimin Sovietik dhe aleatët e Paktit të Varshavës, kishin nisur një sulm me armë kimike ndaj Britanisë. Ndërsa forcat Blu, që përfaqësonin NATO-n, ishin kundërpërgjigjur me një sulm “të kufizuar” me armë bërthamore, duke detyruar Portokallinjtë të kërkonin bisedime për paqe.Ky ushtrim erdhi po atë vit, kur presidenti i SHBA-ve, Ronald Reagan, tërboi dhe alarmoi Moskën me denoncimin e Bashkimit Sovietik si një “perandori djalli”, me planet e tij për lëshimin e një mburoje “Star Wars” në hapësirë kundër raketave balistike dhe dislokimin e raketave bërthamore detare nga SHBA drejt Europës, përfshi RAF Greenham Common.Tensionet u rritën kur sovietikët mbyllën një kompani ajrore koreano-jugore, hynë në hapësirën ajrore të tyre dhe vranë të 269 anëtarët në bord.Megjithatë, Bashkimi Sovietik dhe SHBA-të negociuan më vonë për një reduktim të sasinë e armëve bërthamore, teksa Lufta e Ftohtë shkoi drejt fundit.