John Kerry viziton Pakistanin
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, pritet që sot të arrijë në Pakistan për një vizitë zyrtare.Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Pakistan që kur në këtë shtet u zgjodh qeveria e re, pas zgjedhjeve të përgjithshme në muajin maj.Kerry planifikon të takohet me kryeministrin e ri, Nawaz Sharif, dhe zyrtarët e tjerë të lartë qeveritarë dhe ushtarakë.Me gjasa, bisedimet do të fokusohen në marrëdhëniet shpeshherë të tensionuara ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimin rajonal, e veçanërisht lidhur me Afganistanin.Uashingtoni shpreson se Islamabadi mund të luaj rol pozitiv në ripërtritjen e procesit të ndalur të pajtimit ndërmjet qeverisë afgane dhe talibanëve.Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë detaje se sa ditore do tj jetë vizita e Kerryt në Pakistan.