Snowden fiton azil të përkohshëm në Rusi
Ish-kontraktorit të CIA-s Eduard Snowden ka marrë azil të përkohshëm në Rusi. Avokati i tij Anatoly Kucherena, tha se autoritetet ruse i kanë dhënë Snowdenit dokumente që i mundësojnë largimin nga aeroporti i Moskës, ku ka qëndruar orej 5 javësh.Sipas RIA Novosti, Snowden tashmë është larguar nga aeroporti, pasi iu aprovua kërkesa për azil të përkohshëm nga autoritetet ruse.Snowden kërkohet nga drejtësia amerikane për nxjerrjen e mijëra dokumenteve sekrete të Agjencisë Kombëtare Amerikan për Siguri (NSA), publikimi i të cilave ka shkaktuar përçarje në opinionin amerikan dhe botëror për mënyrën se si mblidhen informatacionet private.Washingtoni i ka kërkuar autoriteteve ruse që të mos i aprovojnë azilin Snowden, dhe ta ekstradojnë atë për në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ai nuk “paraqet asnjë lloj heroi por se është i arratisur nga drejtësia”.Snowden qëndronte ngujuar në aeroportin e Moskës, pasi fluturoi atje nga Hong-Kongu nga i cili iku nga frika se do të ekstradohej për në SHBA.