OKB:1 mijë persona të vrarë gjatë korrikut në Irak

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Irak deklaron se 1,057 njerëz janë vrarë në këtë shtet gjatë korrikut, duke e bërë kështu muajin më të përgjakshëm në pesë vitet e fundit.I dërguari i OKB-së Gyorgy Busztin ka publikuar këto të dhëna të enjten, ndërsa i ka bërë thirrje udhëheqësve politik që të “ndërmarrin urgjentisht veprimet e nevojshme për të ndalur gjakderdhjen e pakuptimtë”, dhe të parandalojnë shtetin të zhytet në një konflikt sektarian.Shifrat më të larta të vdekjeve në Irak ishin në prill të vitit 2008, kur 1,428 veta ishin vrarë në kohën kur shteti po dilte nga konflikti ndërmjet të shiitëve dhe sunive.Vëzhguesit ndërkombëtar thonë se irritimi  ndaj qeverisë dominuese shiite dhe forcave të sigurisë në mesin e pakicës sunite arabe, është shkaku kryesor i shtimit të dhunës këtë vit.Prej vitit të kaluar kanë shpërthyer protestat në Irak, pasi sunitët janë të pakënaqur me trajtimin e tyre.