Harrohet 4 ditë në qeli, merr dëmshpërblim 4 milionë dollarë

Një student në Universitetin e San Diegos ka marrë 4 milion dollarë dëmshpërblim nga qeveria amerikane e cila e harroi atë në një qeli paraburgimi për 4 ditë.Daniel Chong ka pohuar se ka pirë urinën e tij për të mbijetuar dhe ka pasur haluçinacione nga mungesa e ushqimit ndërsa  ishte përpjekur të skaliste një mesazh për nënën e tij në krah në rast se nuk mbijetonte.Historia e Chong nisi kur ai u ndalua gjatë një operacioni anti-drogë në vitin 2012 në qytetin e San Diegos, por pasi është futur në qeli është harruar krejtësisht nga oficerët e policisë, ata i kishin thënë se do ta nxirrnin për një minutë, mirëpo ashtu si mendon edhe vetë student, një gabim i tëmerrshëm duhet të ketë ndodhur.Studenti tha se ishte munduar të tërheqë vëmendjen duke nxjerrë një lidhëse këpucësh jashtë derës së qelisë para se ta gjenin të mbuluar në fekale, sipas “Associated Press”.Cong tashmë 25-vjeçar, rrëfeu se kishte thirrur shumë herë për ndihmë por ajo erdhi  pas katër ditësh, kur disa persona e gjetën atë në një gjendje të mjerueshme në qelinë e Departamentit kundër Drogës në selinë qëndrore në San Diego.Pas shpëtimit, Chong ka kaluar 5 ditë në spital duke u rekuperuar nga dehidratimi dhe problemet në veshka. Gjithashtu ai kishte humbur 7 kilogram gjatë 4 ditëve të braktisjes.