NSA përgjon gjithçka me XKeyscore

Sasi të mëdha të të dhënave të mbledhura në kohë reale mundet të hulumtojnë analistët e agjencisë së sigurisë kombëtare amerikane NSA pa autorizim paraprak zbuloi të mërkurën gazeta britanike “The Guardian” në dokumentet e shërbimeve sekrete amerikane, të cilat i ka nxjerrë Edward Snowden.Guardian ka publikuar programin XKeyscore e mbikqyrjes së NSA-së duke cituar prezantimin e konfidencial të brendshëm të agjencisë disa vite më parë. XKeyscore përmes një menuje të thjeshtë dhe të opsioneve të shumta mund të hetojë emailet, bisedimet online dhe historikun e lundrimeve të miliona njerëzve!Ish kontrakroi i sigurisë amerikane Edward Snowden kishte thënë më parë se ai i ulur në zyrën e tij mund të monitorojë cdo njeri deri dhe Presidentin e SHBA-ve nëse kishte një email personal". Ky koment i Snowdenit që fillimisht ishte vënë në dyshim rezulton i beshueshme nga argumentet e fundit. E përditshmja britanike e përshkruan këtë program si sistemin më gjithëpërfshirës i cili mbulon "pothuajse gjithçka që një përdorues tipik bënë në internet".Nderkohë NSA ka lëshuar një komunikatë për shtyp të mërkurën mbrëma, duke mohuar se bën mbledhjen e informatave në mënyrë "arbitrare dhe të padetyrueshme" duke shtuar se XKeyscore është pjesë e "sistemit legjitimit të mbledhjes së sinjaleve të inteligjencës për të huaj".Programi i jep analistëve aftësinë për të kërkuar përmes bazës të dhënat pa ndonjë autorizim paraprak, pa asnjë urdhër, apo vendim gjykate. Një analist thjesht duhet të plotësoje një formular në kompjuter dhe sekonda më vonë, historia juaj në internet nuk është më private thuhet në artikull.XKeyscore është njollë e dytë e zezë rreth mbikqyrjes së NSA-së në javët e fundit. Historia e parë ishte ajo e programit PRIZM , një program shumë i diskutueshme të mbikqyrjes që thuhet se lejon agjencine e sigurisë të hyjë në serverat e internetit të motorave të kërkimit në internet si Facebook, Google, Apple, Microsoft, Yahoo, YouTube dhe Skype.Zbulimet e informacioneve nga ish agjenti i inteligjencës amerikane kane ngritur protestë publike për transparencë në Shtetet e Bashkuara. Snowden akuzohet për spiunazh.