Spanjë, skandali i korrupsionit
Kryeministri spanjoll Mariano Rahoy i sulmuar nga mediat për ditë me rradhë pohoi para deputetëve se pretendimet për korrupsion kundër tij janë "gënjeshtra dhe manipulime" që po dëmtojnë imazhin e Spanjës.Në fjalimin e tij, Rahoy ka deklaruar se kishte qenë i detyruar t'u përgjigjej deklaratave për të sqaruar çështjen e rreth korrupsionit që sipas gazetës "El pais" ai dhe disa anëtarë të Partisë Popullore të tij përfshihen. "Kam dalë këtu për t'u bërë rezistencë gënjeshtrave, manipulimeve dhe sajesave të inkurajuara nga liderë të caktuar politikë", tha ai.Kryeministri spanjoll ka folur në lidhje me pagesat ilegale nga një fond të drejtuar nga financieri i dikurshëm i Partisë Popullore, Luis Barcenas, që po përballet me akuzën e shmangies së taksave. Ndërsa duke iu referuar Barcenas ai ka pranuar se kishte bërë gabim duke i besuar dikujt që nuk e meritonte besimin.Ai ka theksuar se gjendja e ekonomisë së Spanjës është delikate dhe se vazhdimi i fokusimit tek skandali po dëmtonte imazhin e vendit.Rajoy ashtu edhe anëtarët e tjerë të Partisë Popullore i mohojnë akuzat se kanë marrë pagesa ilegale. Akuzat në fjalë shkaktuan irritim tek qytetarët spanjollë, të cilët më herët gjatë muajit mbajtën protesta anti-qeveritare dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit.Mesin e muajit të kaluar përleshjet shpërthyen mes protestuesve dhe policisë, pasi mbi 1 mijë persona u mblodhën jashtë selisë së Partisë Popullore, duke kërkuar largimin e qeverisë.Skandali i korrupsionit u zbulua në janar kur gazeta "El Pais" publikoi dokumente që përmbanin një listë me pagesa ilegale brenda Partisë Popullore.