Babai i Eduard Snowden: Duhet të qëndrojë në Rusi, s`do ketë gjykim të drejtë në SHBA

Babai i ish kontraktorit të CIA-s Eduard Snowden ka thënë se FBI-ja i kërkoi atij që të udhëtojë drejt   Moskës për të parë djalin e tij, por ai ka kërkuar më shumë detaje.Lonnie Snowden tha se FBI-ja i kishte kërkuar disa javë më parë të bënte këtë udhëtim, megjithatë ai tha se kërkon të dijë qëllimet e FBI-së. Ai tha se djali i tij nuk do të marrë një gjykim të drejtë në Amerikë dhe prandaj duhet të qëndrojë në Rusi.Lonnie Snowden e përshkroi djalin e tij si një "patriot të  vërtetë", që sipas tij e ka "bërë Amerikën një vend më demokratik" duke zbuluar detajet e fshehta të programeve të Agjensisë së sigurisë kombëtare të SHBA."Edward, unë shpresoj që ju ta shikoni këtë. Familja është e mirë. Ne ju duam. Ne shpresojmë që ju jeni mirë, unë shpresoj që të shihemi së shpejti, por mbi të gjitha unë dua që ju të jeni i sigurt. Unë dua që ju të gjeni një strehë të sigurt" iu drejtua babai Eduard Snowdenit.Ai ka kërkuar gjitashtu nga  autoritetet ruse  të sigurojnë një të ardhme  të sigurt për djalin e tij."Unë gjithashtu do të doja të falënderoj Presidentin Vladimir Putin dhe qeverinë  ruse. Unë besoj në   guximin, forca  dhe bindjen për të mbajtur të sigurt djalin tim. Ashtu si çdo nënë apo baba i cili e do  fëmijën e tij, unë e dua djalin tim dhe unë do të jem përgjithmonë mirënjohës për atë që keni bërë, shumë"  tha Lonnie Snowden.Edward Snowden mbërriti në aeroportin Sheremetievo të Moskës më 23 qershor nga Hong Kong.Ai ka kërkuar azil të përkohshëm në Rusi, duke thënë se ai shpreson që të shkojë përfundimisht në Amerikën Latine.