James Comey konfirmohet në krye të FBI-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2013, 07:45
Senati amerikan ka dhënë “dritën jeshile” për kandidaturën e James Comey, të propozuar nga presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, për rolin e kreut të ri të FBI-së.Comey, një ish-këshilltar i Shtëpisë së Bardhë, gjatë presidencës së George W. Bush, është zgjedhur nga Obama për të pasuar Robert Mueller, njeriun që udhëhoqi FBI-në për 12 vjet dhe që kishte mbi supe menaxhimin e situatës pas 11 shtatorit 2001.