Jemen, vriten katër terroristë të dyshuar
Një aeroplan amerikan pa pilot ka vrarë katër të dyshuar të Al-Kaidas në Jemen, njoftoi një zyrtar i sigurisë.Ky është sulmi i tretë i këtij lloji në pesë ditët e fundit, në kohën kur presidenti i këtij shteti po bëhet gati për bisedime në Shtëpinë e Bardhë.Fushata ajrore amerikane kundër Al-Kaidas në gadishullin arab pritet të jetë një ndër temat kryesore në axhendën e takimit ndërmjet Abdrabuh Mansor Hadi dhe presidentit Barack Obama, që pritet të zhvillohet sot.Washingtoni e sheh Gadishullin Arabik, ku janë përzier militantët jemenas me fqinjët saudit, si një prej rrjeteve më aktive globale të xhihadistësve me degë të rrezikshme në këtë rajon.Sulmi i fundit me aeroplan pa pilot është kryer në krahinën jug-lindore Hadramat, ku militantët islamik kryen një varg sulmesh kundër personelit ushtarak.