Shtyhet për nesër vendimi për Berluskonin

Gjykata e Lartë në Itali ka shtyrë për nesër senacën gjyqësore për ish-kryeministrin Silvio Berluskoni, i cili akuzohet  për shmangien e taksave në rrjetin televiziv "Mediaset", që është në pronësi të tij. Gjykata e  Lartë në Romë ndaloi seancën dëgjimore  për ta vazhduar në orën 12 të drekës ku do të vendoset dënimi përfundimtar për "kavalieren".  Megjithatë shpallja e aktgjykimit pritet të Enjten pasdite.Të Mërkurën  vazhduan parashtresat e avokatëve mbrojtës të ish kryeminsitrit. Avokatët argumentojnë se "klienti i tyre duhet të lirohet nga akuzat e mashtrimit të taksave në blerjen ose shitjen e të drejtave televizive." Franco Kopi , kreu i avokatëve të manjatit të mediave tha se "për shkak të rrëmujës që është shkaktuar rreth gjykimit ata vendosën që  të mos kërkojnë shtyrje tjetër" duke theksuar se "Berlusconi duhet të ishte shpallur i pafajshëm që nga momenti i parë". "Ne kërkojmë anulimin e aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, për shkak se sjellja e klientit tonë nuk përbënë në asnjë mënyrë vepër penale," shtoi Kopi. Më parë, kolegu i tij Nicole Gedini kishte thënë se  " gjyqi ishtë kthyer në makth nate" dhe se "nuk ka as një provë më të vogël kundër berluskonit."Gjatë fjalës së tij, Kryeprokurori i Gjykatës Supreme  në Romë kërkoi që të kalojë dënimi i parë, por propozoi të reduktohet dënimi i përjashtimit nga të drejtat politike nga 5 në 3 vjet.Berluskoni është dënuar me katër vjet burg dhe me pesë vjet mos pjesëmarrje në jetën publike në Itali. Nëse gjykata supreme italiane e konfirmon verdiktin e fajësisë, Berluskoni tri herë kryeministër, do të dënohej për herë të parë me një vendim, që hyn në fuqi. Nëse kjo ndodh atëhere ai duhet të dorëzojë mandatin e tij në Senat, gjë që mund të ketë pasoja edhe për qeverinë italiane. Partia e Berluskonit, Populli i Lirisë, është partneri kryesor në koalicionin e kryeministrit të majtë, Enriko Leta.