Robert Pattinson i lidhur me Sian ?
Ylli i filmit " Twilight" Robert Pattinson dyshohet se ka nisur një lidhje të re me këngëtaren australiane Sia. Ata janë fotografuar duke dalur nga hoteli Rossevelt, pasi kishin kaluar një pjesë të pasdites në koncertin e Justin Timberlake dhe Jay Z në The Rose Bowl.
E paraqitur me një veshje të thjeshtë, këngëtarja nuk ka dashur të fotografohet. Paparazz-ët e pranishëm kanë shpjeguar se pasi ajo ka mbuluar fytyrën me duar për minuta të tëra i ka bërtitur që të largohen, ndryshe nga Robert i cili nuk ka reaguar.
Lidhjet e këtij viti për Robert duket se ende nuk kanë përfunduar pas romancës me Kristen Stewart, Katy Perri, modelen Camile Rowe dhe Polly Stenham, Sia mendohet të jetë romanca e re e aktorit i cili kohët e fundit ka pasur një numër të madh lidhjesh të shkurtra.
Sipas konfirmimeve të njërit prej miqve të tij, ai ende nuk e ka marrë veten pas tradhëtisë së Kristenit, të cilen ende e vuan edhe pse nuk janë më bashkë.
