Egjipt, Baronesha Ashton takon Morsin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2013, 08:45
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton ka takuar në Egjipt presidentin e përmbysur Mohamed Morsi të hënën mbrëma, njofton një zëdhënëse.Zëdhënësja e Be-Së Maja Kocijançiç ka shkruar në rrjetin Twitter se Ashton dhe Morsi kishin “diskutime të thella” që zgjatën më se dy orë. Ndërkohë që asnjë detaj tjetër, nga ky takim nuk është bërë i ditur.Ashton është zyrtarja e parë perëndimore e cila ka pasur një takim të tillë të befasishëm me Morsi, që kur ushtria e largoi nga pushteti më 3 korrik.Mohamed Morsi vazhdon të mbahet në një kompleks ushtarak, ndërsa autoritetet e akuzojnë atë me frymëzim të islamistëve të Hamasit, për të kryer “akte armiqësore”.