Diplomati japonez viziton Kinën për të zbutur tensionet

Japonia do të dërgojë zëvendës ministrin e jashtëm, Akitaka Saiki në Kinë për bisedime me zyrtarët e lartë kinezë për të përmirësuar marrëdhëniet.Sipas një njoftimi të ministrisë së jashtme japoneze, Saiki do të vizitojë sot Kinën për të shprehur qëndrimet në lidhje me ishujt e kontestuara.Marrëdhëniet në mes të Japonisë dhe Kinës janë përkeqësuar për shkak të mosmarrëveshjeve rreth disa ishujve të pabanuar që të dy shtetet pretendojnë se ju takojnë.Anijet e gardave të detit të Kinës kanë hyrë në ujërat rreth ishujve që kontrollohen nga Japonia të premten, diçka që ndodhi për herë të parë që prej se kanë nisur mosmarrëveshjet rreth pretendimeve territoriale në këta ishuj.Të njëjtën ditë, kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka bërë thirrje për takim pa kushte të liderëve të Kinës dhe Japonisë.Të shtunën, këshilltari i Abe-s, Isao Jima, ka thënë se shefi i tij mund të organizojë së shpejti një samit me liderin kinez, Xi Jinping.