Itali, autobusi bie në humnerë, 38 të vdekur
Të paktën 38 persona kanë humbur jetën në Itali pasi autobuzi me të cilin udhëtonin ka rënë në një humnerë në jug të vendit.Agjencitë e lajmeve italiane kanë raportuar se autobusi pasi ka përplasur disa automjete ka dalë nga rruga dhe ka rënë 15 metra poshtë në afërsi të fshatit Avellino, fshat ky që gjendet 160 kilometra në jug të Romës.Policia ka theksuar se dyshohet se shkak për aksidentin është humbja e kontrollit të autobuzi nga shoferi i cili është edhe njëri nga viktimat që e humbën jetën në këtë aksident.Nga dëshumtë e para thuhet se në ecje autobusit i është çarë një gomë dhe shoferi pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në rrugë nuk ia ka dalë.Ndërkohë mësohet se të paktën 11 persona të tjerë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e autobusit.Sipas mediave italiane në autobusin e aksidentuar i cili po udhëtonte në drejtim të Napolit, kishte 50 persona të cilët ktheheshin nga një vend peligrinazhi në rajonin jugor të Campania."Situata është kritike.Njerëzit tanë janë duke punuar për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur" tha shefi i ekipit të shpëtimit Pellegrino Iandolo.Të plagosurit janë shpërndarë në Avellino, Salerno dhe Nola e ndërsa autoritetet shëndetësore frikësohen se numri i viktimave mund të rritet.