Itali, sot pritet vendimi për Berluskonin
Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni do të mësojnë sot vendimin për fatin e tij në karrierën politike. Gjykata e kasacionit në Itali do të japë sot vendimin për kavalierin, në lidhje me akuzat e përfitimit rreth çështjes së Mediaset. Vendimi I gjykatës më të lartë në Itali sot do të vendosë nëse do ta dënojë 76 vjecarin me katër vjet burg dhe një largim prej pesë vitesh nga postet publike.Megjithatë një dënim me burg për ish kreyministrin italian për cilindo që e dëshiron duket se do të jetë një ëndërr. James Ëalstom, një profesor i politikës italiane në Universitetin Amerikan të Romës thotë se ky nuk do të jetë një proces i thjeshtë."Ai nuk do të shkojë në burg, por më keq është nëse për të do të vendoset ndalimi i mbajtjes së posteve publike. Dhe kjo përsëri nuk do të ndodhë menjëherë, por mund të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm. Fuqia e Berluskonit mbetet, sepse ai ka ndikim të madh dhe pasuri të madhe, disa favore ai i ka bërë "thotë Ëalstom.Nëse Berluskoni do të dënohet kjo mund të rrëzojë qeverinë e brishtë në Itali. Avokatët e ish kryeministrit kanë paraqitur 50 ankesa ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykata e Kasacionit në disa raste ka marrë parasysh faktin se ai as nuk ka firmosur bilancet, as ka marrë pjesë në vendimet e kompanisë Mediaset, madje nuk ka patur asnjë rol të drejpërdrejtë në menaxhimin e saj.Berluskoni e quan gjyqin kundër tij për shkelje të të drejtave televizive të kompanisë Mediaset si sajesë, pasi thotë se në 8 muaj ka patur 8 akuza kundër tij.