Bisedime izraelito-palestineze sot në Uashington
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2013, 07:15
Një tjetër përpjekje për të arritur paqen do të nisë sot mes Izraelit dhe Palestinës.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se bisedimet për paqe pritet të rinisin në Washington.
Departamenti i shtetit e ka bërë publik njoftimin pas bisedave që sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka pasur me liderët izraelitë dhe ata palestinezë.
Ministrja e Drejtësisë Tzipi Livni do të përfaqësojë Izraelin dhe kryenegociatori Saeb Erakat do të flasë në emër të palestinezëve.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se është optimist që udhëheqësit palestinezë dhe izraelitë kanë treguar vullnetin për të marrë vendime të vështira, por të nevojshme për të arritur në këtë pikë.Njoftimi për bisedime vjen pasi qeveria izraelite i dha dritën jeshile një projektligji, që kërkon të hidhet në referendum marrëveshja e paqes me palestinezët.Në një deklaratë, të kabinetit të kryeministrit Benjamin Netaniahu, thuhet se është e një rëndësie kyçe, që për vendime të tilla historike, çdo qytetar të thotë fjalën e tij, nëpërmjet votimit të drejtpërdrejtë". Negociatat dy-palëshe kanë ngecur që prej vitit 2010.