Kanë, vidhen diamantë në vlerë 40 milionë euro

Diamantë  me vlerë 40 milionë euro janë grabitur të dielën nga Hoteli Carlton International në Kanë, njofton policia franceze.Grabitja është një prej më të mëdhave të diamntëve të ndodhura vitet e fundit.Hoteli ishte përdorur për të ekspozuar përkohësisht një prej linjave më të reja të diamantëve të shtëpisë Leviev, e cila është në pronë të bilionerit Lev Leviev.Një zëdhënës i policisë tha se grabitja ka ndodh në mesditë, por ai nuk ka konfirmuar raportet e mediave lokale se një njeri i vetëm kishte kryer vjedhjen.Sipas raporteve të mediave lokale grabitësi me armë në dorë ishte larguar për pak sekonda nga vendi i ngjarjes pasi kishte mbushur valixhen me diamantët.Ende nuk dihet se sa gurë të çmuar janë marr gjatë kësaj grabitjeje.Më 18 shkurt, në aeroportin e Brukselit ishin vjedh diamantë në vlerë prej 35 milionë euro.