Rihapen negociatat e paqes Izrael-Palestinë

Pas tre vjetësh negociatorët izraelit dhe palestinez i janë rikthyer tavolinës negociatore. Kryenegociatori izraelit Tzipi Livni dhe homologu i tij palestinez Saeb Erekat janë ulur bashkë në iftarin që ka shtruar Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry në departamentin e shtetit që shënon dhe fillimin e këtyre bisedimeve.Në iftar ka marrë pjesë edhe Martin Yndik, të cilin Kerry e ka caktuar se i dërguar i Shteteve të Bashkuara në këto negociata, pak orë para takimit të hënën mbrëma në Washington. Sekretari amerikan i shtetit Jon Kerry tha se ky ishte një moment shumë i  veçantë.Më herët dhe presidenti amerikan Barak Obama mirëpriti diskutimet, por paralajmëroi se "zgjedhje të vështira"  janë përpara.Bisedimet rifilluan tre vjet pasi Izraeli miratoi lirimin e më shumë se 100 të burgosur palestinezë. Në pesë muajt e fundit, Kerry ka bërë gjashtë vizita zyrtare në Lindjen e Mesme në një përpjekje për të rifilluar negociatat.Megjithëse nuk ka shumë detaje nga ky takim i parë, zëdhënësja e departamentit të shtetit Jen Psaki ka thënë se qëllimi i bisedimeve fillestare do të jetë skicojë një rrugë në vend se të përpiqet për të trajtuar çështje të mprehta mes dy palëve.Pikat kryesore të fërkimit  përfshijnë  të ardhmen e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, statusin e Jeruzalemit dhe fati i refugjatëve palestinezë.