Europa përfshihet nga i nxehti
Pjesa më e madhe e kontinentit evropian është përfshirë nga një valë të nxehti me temperatura të larta, që arrijnë në 40 gradë celcius.Vala e të nxhetit që meterologet e kane cilësuar si i nxehti saharian ka goditur veçanërisht Gjermaninë, ku temperaturat kanë arritur nivele rekord në 40.2 gradë.Nën pushtetin e temperaturave të larta janë edhe vende të tjera të Europës Qëndrore, Lindore e Jugore.Si e vetmja ngushëllim për njerëzit duket se është deti dhe ambientet me ajër të kondicionuar. Në Sarajevë, shërbimet emergjente thonë se trajtohen më shumë se 600 persona në 24 ditë, të cilët vapa i ka gjetur të papërgatitur.Moti i nxehtë ka prekur edhe Zvicrën, Austrinë dhe gjithë gadishullin Apenin. Në brigjet e Adriatikut, temperaturat e ujit arrijnë në 29 gradë celcius. Sipas tyre, vala e të nxehtit pritet të vazhdojë deri të mërkurën kur do të nisë edhe rënia graduale e temperaturave.