Irak, 4 mijë të vrarë gjatë vitit 2013
Një seri sulmesh me bomba kanë goditur Bagdadin dhe Kutin, një qytezë në jug-lindje të kryeqytetit duke lënë 12 persona të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur.Sipas zyrtarëve irakianë, të paktën nëntë automjete me eksploziv kanë shpërthyer në shtatë qarqe të ndryshme të kryqytetit të Irakit, ndërsa shpërthimi i dhjetë ka goditur periferinë e Mahmudiyah.Dy shpërthime të tjera kanë ndodhur në qytezën e Kut, 150 kilometra prej Bagdadit.Reuters ka cituar disa zyrtarë që kanë thënë se të paktën 44 persona janë vrarë në 12 shpërthimet dhe 129 të tjerë janë plagosur, kryesisht në zona të banuara nga shiitët.Grupi monitories “Numërimi i Trupave Irakiane” ka thënë se rreth 4 mijë persona janë vrarë si pasojë e dhunës gjatë këtij viti.800 janë vrarë vetëm gjatë muajit korrik.Dhuna ka rikthyer frikën e shpërthimit të dhunës ndër sektare mes shumicës Shiite dhe minoriteteve kurde dhe sunnite.