Aksidenti tragjik, Italia në zi
Italia është në zi kombëtare pas aksidentit që i mori jetën 38 personave dhe plagosi 11 të tjerë. E ndërsa funeralet e para do të nisin sot një hetim është duke u zhvilluar për atë që shkaktoi një ndër aksidentet më të rëndra në rrugët e Italisë.Para se të binte në humnerë në autostradën Napoli-Canosa , autobusi është përplasur edhe me shumë makina të tjera e më pas ka shkatërruar bordurën duke rënë poshtë.Një nga të mbijetuarat tha se gjithçkandodhi pas shpërthimit të një gome të autobusit."Pastaj papritmas zjarri shpërtheu brenda autobusit. Shoferi nuk mundi ta ndalte dhe pas përplasjes me bordurën rramë në humnerë " tha një nga të mbijetuarat.Zyrtarët po merren me ekzaminimin e provave teknike të autobusit. Gjithashu autopsia e shoferit pritet të tregojë edhe gjendjen e këtij të fundit në kohën kur ishte në timonin e mjetit. Pyetjet janë ngritur edhe rreth fortësisë së bordurës e cila dështoi për të parandaluar tragjedinë.