Pinheiro: Duhet t’i jepet fund luftës në Siri

Kryetari i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimeve në Siri tha të hënën se vendi i shkatërruar nga lufta është në "rënie të lirë". Paulo Pinheiro i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë "me vendosmëri" për t’i dhënë fund luftës në  Siri.Paulo Pinheiro dhe dy kolegë të tij kanë hetuar abuzimet e të drejtave të njeriut në Siri që nga gushti i vitit 2011. Edhe pse qeveria siriane nuk ka lejuar hyrjen e ekipit të OKB-së në vend, ata kanë intervistuar shumë njerëz të cilët kanë ikur në vendet fqinje.Pinheiro kritikoi mosveprimin e shteteve anëtare të OKB-së, duke thënë se konflikti sirian është bërë një "kronikë e mundësive të humbura" dhe nuk do të vet-zgjidhet në mënyrë paqësore."Ne nuk mund të vazhdojmë përsëritjen e shkeljeve dhe abuzimeve të shumta pa ndonjë efekt mbi palët luftuese brenda Sirisë, ose njerëzit e pushtetshëm. Nuk është e mjaftueshme për të shkaktuar tronditje. Është obligim i komunitetit ndërkombëtar për të bërë atë që është e nevojshme për t’i dhënë fund luftës. Komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë me ngulm arritjen e një zgjidhjeje diplomatike."Ai tha se lufta është duke vazhduar dhe të dyja palët mendojnë se fitorja ushtarake është e mundur. Ai kritikoi vendet që po dërgojnë armë për palët luftuese, duke thënë se ky veprim vetëm do ta zgjas vuajtjen e popullit sirian.Pinheiro fajësoi qeverinë siriane për bombaridime pa dallim nga toka dhe ajri në mbarë vendin dhe tha se edhe grupet e armatosura opozitare kanë bombarduar disa fshatra duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e civilëve.Ai radhiti shkeljet që kanë ndodhur në Siri përfshirë përdhunimin, zhdukjen e mijëra civilëve dhe sulmet ndaj furnizimeve ushqimore, duke vënë në dukje se një numër i madh shkeljesh në këtë vend kanë patur tone të forta të sektarizmit.Ambasadori i Sirisë në OKB Bashar Ja'afari fajësoi grupet e armatosura dhe terroristët, si dhe qeveritë perëndimore dhe monarkitë arabe të Gjirit të cilat u kanë dërguar rebelëve armë dhe mbështetje financiare, për konfliktin në vend.Javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se më shumë se 100 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin mbi dy-vjeçarë në Siri.