Pakistan, 18 të vdekur nga konsumimi i alkolit të helmuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2013, 07:55
Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë dërguar në spital pasi kanë konsumuar pije alkoolike të helmuara në Pakistan.Personat në fjalë i kanë konsumuar pijet e helmuara në dy vende të ndryshme në Faisalabad.Javed Ahmed Khan, zyrtar i lartë i policisë në këtë qytet i ka thënë agjencisë së lajmeve franceze, AFP se më shumë se 20 persona janë shtruar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.Policia ka informuar se shumica e viktimave kanë vdekur pasi janë kthyer në shtëpitë e tyre.Shitja dhe konsumimi në publik i alkoolit në Pakistan është i ndaluar pasi konsiderohet se është në kundërshtim me parimet e Islamit.Shumë persona të varfër përgatisin alkool të lirë në shtëpi.