Jemen, vriten 6 militantë të Al Kaedës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2013, 10:58
Një aeroplan amerikan pa pilot ka vrarë gjashtë militantë të Al Kaedës gjatë natës, njoftojnë forcat ushtarake të Jemenit.Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, militantët ishin duke udhëtuar me dy makina në krahinën jugore Abyan, kur janë sulmuar nga aeroplani pa pilot.Duke cituar burimet e ushtrisë jemenase, kjo agjenci shkruan se viktimat ishin duke udhëtuar për në Mahfad, rajonin jugor të shtetit i cili kontrollohet nga xhihadistët, që nga përmbysja e presidentit Ali Abdullah Saleh në vitin 2011.Edhe pse militantët e Al Kaedës janë dobësuar në këtë shtet, ata megjithatë vazhdojnë të kryejnë kohë pas kohe sulme vetëvrasëse, që për shënjestër kanë kryesisht forcat e sigurisë.