Vriten tetë policë kurd në Irak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2013, 11:30
Tetë policë kurd janë vrarë sot gjatë një sulmi në veri të Irakut.Një kamiza ka hedhur veten në erë në kohën kur i është ofruar një karvani policor me tre makinë në qytetin Tuz Khurmatur.Zyrtari për informim i qarkut Shalal Abdul Baban tha për mediat se nëntë oficerë të tjerë policor kanë mbetur të plagosur nga ky sulm.Ky qytet është pjesë e territorit verior ku kurdët duan të bashkojnë tre-krahinat autonome në një të vetme, por që kundërshtohet ashpër nga qeveria federale në Bagdad.Ky konflikt sipas vëzhguesve dhe diplomatëve shihet si rreziku më i madh i stabilitetit afatgjatë të Irakut.Më se 720 njerëz janë vrarë gjatë korrikut në Irak, duke e bërë kështu muajin më të përgjakshëm këtë vit.