Vriten 45 talebanë në Helmand të Afganistanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2013, 15:05
Të paktën 45 rebelë janë vrarë nga forcat e koalicionit dhe ato afgane në jug të Afganistanit të dielën, njoftojnë autoritetet.“Një numër i madh i talebanëve po vinin nga qarku Char Borjak të krahinës Nimroz për në Helmand, dhe ata u përballën me forcat afgane të sigurisë”, tha zëdhënësi i krahinës Helmand Amar Zvak.Sipas tij, Aleanca Veri-Atlantike ka ofruar mbështetje përmes ajrit, duke bombarduar kryengritësit, duke vrarë 45 persona.“Ata që i mbijetuar sulmeve, që ne besojmë se janë pakistanez, kanë ikur nga luftimet. Kurse trupat u varrosën nga banorët lokal”, tha Zvak.Trupat afgane dhe forcat e koalicionit njoftuan se nuk kanë pasur viktima.