Gjermani, protesta në mbrojtje të Snowden

Mijëra njerëz kanë protestuar në të gjithë Gjermaninë kundër programit të përgjimit të qeverisë së SHBA-së. Ata gjithashtu shprehën mbështetje për ish kontraktorin e CIA-s Edward Snowden,  i cili ishte ai që  bëri publike gjithë skemën e përgjimit në masë  të telefonave dhe internetit në atë që njihet si programi Prism.Protestuesit mbanin në duar  një flamur të madh ku shkruhej "Mbroni Edward Snowden".Ndërkohë kancelarja gjermane Angela Merkel  është larguar ndaj akuzave se dhe qeveria gjermane  ishte ne djeni për programin e përgjimit, madje sipas mediave dhe shërbimet sekrete gjermane e kanë përdorur këtë program.Snoëden ka mbetur i ngujuar në aeroportin e Moskës Sheremetyevo, që nga 23 qershori, kur është larguar nga Hong-Kongu nga frika se do të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara.Të dhënat që  Snowden u ka dhënë medieve  flasin për një vëzhgim të paprecendentë të Shteteve të Bashkuara.Programet e mbikëqyrjes që kanë përdorur autoritetet, kanë shkaktuar një debat të gjerë në Amerikës rreth ligjshmërisë së masave të tilla dhe kufirit që duhet të ketë qeveria në jetën private të njerëzve.