Europa përballet me kapriçot e motit

Evropa prej ditës po përballet me kapriçot e motit.  Ndërsa disa shtete të Evropës janë me sytë nga qielli për ndonjë pikë shi, në Francë shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje.  Shtrëngatat e shiut  kanë bërë që disa rrethina te Parisit të mbulohen nga uji.Disa zona të tjera janë në gadishmëri pasi meterologët parashikojë se moti i keq do të përfshijë gjithë vendin.  Stuhitë e shiut në Francë kanë sjellë edhe prolemet e para në hekurudha, duke shkaktuar vonesa dhe anullime.Por krejt e kundëra po ndodh në Gjermani ku moti është vërtet i nxehtë. Në Berlin, termometri këto dy ditët e fundit ka shënuar deri në 38 gradë Celsius.Kjo mund të jetë fundjava më e nxehta edhe për Romën, ku turistët janë duke luftuar me temperatuarat që kanë arritur deri në 40 gradë celsius. Katërmbëdhjetë qytete italiane janë vënë në alarm për shkak të motit të nxehtë, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar njerëzit të evitojë daljet në orët e pikut.Ndërkohë temperaturat e larta në Greqinë fqinje kanë shkaktuar edhe zjarret e para.   Autoritete greke kanë paralajmëruar njerëzit se në ditët e ardhshme temperatuarat do të rriten dhe më shumë.