Jay Z takon vajzën e Kanye West
Edhe pse i angazhuar me koncerte të shumta Jay Z përsëri nuk i harron përgjegjësitë që ka, si tek familja ashtu dhe tek shoqëria.
Miku i ngushtë i Kanye West, Jay Z i cili është dhe kumbari i North West, vajzës së Kim Kardashian dhe Rapperit ka gjetur kohë për ta takuar vajzën.
Së fundmi ai u pa duke shkuar për në shtëpinë ku Kanye dhe Kim po qëndrojnë momentalisht, me disa dhurata . Bujarinë e tyre Jay Z dhe gruaja e tij Beyonce e kanë shprehur që kur North kishte vetëm dy javë që kishte lindur.
Në fillim mirëseardhjen ia bënë me body Christian Dior dhe pak kohë më pas me lodra të ndryshme ,dhe me rroba të shumta të firmës Elsa Peretti Padova.
Por mes miqve të mirat kthehen pasi Kim nuk ka ngurruar të surprizojë Beyoncen me një set bizhuterish të ndërtuara nga kristale Swarovski çmimi i të cilave ishte rreth 14.000 dollarë.
