60 vjet paqe mes dy Koreve

Koreja e Veriut ka organizuar një paradë spektakolare  për të shënuar 60 vjetorin e armëpushimit që i dha fund Luftës me Korenë e Jugut.Festivali është një përkujtimore e ndarjes, një miksim arti, numrash artistik cirku dhe paradash ushtarake, që vënë në pah "zhvillimin e pamatë të vendit komunist nën udhëheqjen e liderit të ri, Kim Jong-un, dhe gjithë dinastisë së tij".Kim Jong-un pak muaj më parë kërcënonte me një luftë të madhe bërthamore,  dërsa tani ai i dërgon  mediave botërore ftesa për të qenë të pranishëm në "Arirang Festival".Tevevizioni shtetëror trnasmetoi paradat e ushtarëve dhe pajisjet ushtarake që kaluan përmes kryeqytetit Phenian. Në shkallët e kompleksit sportiv ku organizohet për disa ditë super-festivali qendrojnë veteranët e luftës ndër vite, në tapetin e performimeve brezat e rinj, "ata që do mbrojnë atdheun nga imperializmi amerikan" trasmetuan mediat e ndërkombëtare në vendin  e hermetizuar mediatikisht.Dita e fundit e festivalit iu kushtua fitores, një përkujtim i luftës Veri-Jug, që mori fund më 27 Korrik të 1953-it, pas nënshkrimit të një armëpushimi që ndau gadishullin në dy shtete megjithëse teknikisht  ato vazhdojnë të mbeten në luftë.Korrespondentët e mediave ndërkombëtare thanë se parada bujare e armëve dhe të ushtarëve kujtonte  e marshimet e mbajtura nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina në kulmin e Luftës së Ftohtë.Festimet e 60 vjetorit vjen në një kohë që dy Koretë po përpiqen për të rivendosur lidhjet pas një periudhe tensionesh të larta mes tyre .Në Korenë e Jugut, përvjetori u shënua me një fjalim nga Presidentja Park Hye-Geun. Ajo u zotua të mos tolerojë provokime nga Koreja e Veriut, por gjithashtu tha se Seuli do të punojë për të stabilizuar marrëdhëniet  me Veriun.Gjatë muajit korrik, dy Koretë kryen tre raunde bisedimesh për ri-hapjen e një zone të përbashkët industriale por pa arritur në një marrëveshje.Puna në zonën Kaesong është pezulluar nga mesi i muajit prill i këtij viti, kur Koreja e Veriut tërhoqi punonjësit e saj. Masa erdhi pasi marrëdhëniet u tensionuan mes dy shteteve, pasi pheniani pranoi se ka krye teste për armë bërthamore në shkurt.