Egjipt, Gjykata vendos në paraburgim Morsin
Një gjykatë egjiptiane urdhëroi vazhdimin e ndalimit të presidentit të rrëzuar, Mohamed Morsi, nën akuzat se ka komplotuar me grupin militant palestinez, Hamas.Agjencia Shtetërore e lajmeve “MENA” tha se Morsi është ndaluar për 15 ditë për hetime lidhur me këto akuza. Udhëheqësi islamik është mbajtur pa asnjë akuzë në paraburim që nga 3 Korriku, kur u morr nga ushtria egjiptiane.Hetuesit po përcaktojnë nëse Morsi ka punuar me “Hamasin” për ta ndihmuar atë dhe dhjetra udhëheqës të tjerë islamik të arratiseshin nga burgu gjatë kryengritjes së vitit 2011, që rrëzoi nga pushteti presidentin, Hosni Mubarak.Vëllazëria Myslimane e Morsit, dënoi vendimin duke thënë se përbën një "kthim në regjimin e Mubarakut".Ajo sqaroi se është ndihmuar nga banorët e zonës për lirimin e mbështetësve të saj nga burgu në fjalë, e jo nga militantët e huaj. Ndërsa burime të autoritetetve të sigurisë thanë se mijëra të burgosur kishin vrarë gardianët e burgut dhe më pas ishin shpërndarë në qytetet dhe fshatrat përreth. Atëherë presidenti Mors, kishte deklaruar se ai dhe 33 anëtarë të tjerë të Vëllazërisë, nuk ishin arratisur por "banorët i kishin hapur dyert e burgut."Hamasi nga anat tjetër, që prej 3 Korrikut mohon lajmet që transmetojnë mediat egjiptiane për përfshirjen e saj në trazirat e Egjiptit, së bashku me mbështetësit e Morsit. Ndërkaq gjatë së Premtes në Egjipt është vendosur demotrata paqësore me ushtrinë vendase që ka paralajmëruar se do të përdorë forcën ndaj çdo grupi që ushtron dhunë. Na jepni mandatin t'i bëjmë ballë ashtu siç duhet dhunës dhe terrorizmit, ishte deklarata e shefit të saj, gjeneral Abdel Fattah al Sisi.