Ariel Kastro, dënim të përjetshëm
Ariel Kastro, personi që mbajti peng dhe përdhunoi për 10 vite me radhë, 3 femra në Ohajo të Shteteve të Bashkuara do të kalojë pjesën e mbetur të jetës së tij pas hekurave, pasi arriti një marrëveshje e cila i shmang dënimin me vdekje. Gjykata e dënoi 53 vjeçarin me burgim të përjetshëm pa të drejtë apelimi si dhe një burgim shtesë prej 1000 vitesh.Gjithëashtu gjykata vendosi sekuestroi mbi pronat dhe asetet e tjera të 53 vjeçarit që tronditi Shtetet e Bashkuara me një prej historive të pengmarrjeve më sensacionale të zbuluara vitet e fundit.Ariel Kastro u arrestua në muajin Maj, pasi një prej 3 femrave që ai mbante të burgosura brenda banesës së tij në kushte çnjerëzore arriti të arratisej dhe të kërkonte ndihmë e policisë.Pas arrestimit ndaj Kastros rënduan 977 akuza, mes të cilave dy për vrasje të rënda dhe akuza të shumëfishta përdhunimi dhe pengmarrjeje.Tre femrat, 32 vjeçarja Michelle Knight, Amanda Berry 27 vjeç dhe Jina De Jesus 23 vjeç, rezultonin të zhdukura në Cleveland mes 2002 dhe 2004. Mediat amerikane zbuluan fakte nga kjo histori që tronditi Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë.