Egjipti, urdhër arresti për Morsin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Korrik 2013, 12:35
Një urdhër arresti është lëshuar per presidentin e rrezuar egjiptian Mohamed Morsi, akuzuar per lidhjet e tij me Hamasin. Mediat e huaja raportojne se ai do te merret ne pyetje per t’u perballur me provat.
“Morsi ka qenë i arrestuar për 15 ditë dhe do t’i nënshtrohet një seance pyetjesh lidhur me dyshimet se Hamasi ndihmoi të orkestrojë arratisjen e tij nga burgu në vitin 2011″, raportoi Reuters, duke cituar median shteterore “Mena”.Gjatë kryengritjeve që përmbysen ish-presidentit Hosni Mubarak dy vjet më parë ka pasur një numër sulmesh ndaj stacioneve të policisë që çuan në arratisjen e islamistëve dhe të burgosurit politikë.Presidenti i përmbysur është mbajtur në një vend të panjohur pasi ai u rrezua nga detyra më 3 korrik nga ushtria.