Vijojnë tensionet Kinë-Japoni për ishujt e kontestuar

Anijet e rojës bregdetare të Kinës kanë hyrë në ujërat rreth ishujve të kontrolluara nga Japonia, të cilat janë në qendër të kontestit të ashpër territorial.Anijet kineze kanë lundruar në ujëra për shumë muaj, por rojet bregdetare të Japonisë thanë se depërtimi i sotëm është i pari me të cilin roja e re bregdetare kineze u është afruar ishujve në Detin Kinez Lindor.Administrata Shtetërore Oqeanike e Kinës tha se katër anijet e rojës bregdetare “zëshëm e kanë deklaruar” sovranitetin e Kinës ndaj ishujve.Një zyrtar i rojës bregdetare japoneze tha se pala japoneze “kishte kërkuar që ata të largohen nga ujërat territoriale” të Japonisë.Roja e re bregdetare e Kinës është krijuar me bashkimin e disa agjencive kineze këtë javë.Të dy vendet pretendojnë se janë pronarë të ishujve, të cilat në Japoni quhen Senkaku, ndërsa në Kinë Diaoyu.Tensionet ishin rritur në muajin Shtator të vitit të kaluar, kur Japonia i bleu disa nga ishujt nga një pronar privat.Pretendime ndaj ishujve ka paraqitur edhe Tajvani.