Francë, rritet papunësia

Shifrat e papunësisë për Francën vazhdojnë të rriten, duke  arritur një rekord të ri në muajin qershor, deri 11,2 për qind nga i njëjti muaj i vitit të kaluar.Pavarësisht se ministria e Punës po përpiqet të nxjerrë në pah shifra pozitive duke vënë në dukje se shifrat për muajin maj dhe qershor tregojnë për një ngadalësim  krahasuar me katër muajt e parë të vitit.Përkeqësimi i fundit i tregut të punës është një goditje e  freskët  për presidentin francez  Francois Hollande-së  i cilës është zotuar se ulë numrin e të papunëve deri në fund të vitit.Megjithatë kishte disa lajme të mira në lidhje me numrin e nën 25 vjeçarëve të regjistruar si të papunë. Ky numër  ra me 0.3 për qind nga maji, por ata janë ende më të goditura nga kriza  dhe pothuajse 556,000 të rinjë janë të  papunë në Francë. Ndërkohë  numri i punëkërkuesve  më të  vjetër në moshë  u rrit me 0.9 për qind.Shkurtimi i shpenzimeve dhe rritja e taksave janë përcaktuar si përgjigjia kryesore për krizën tre vjeçare tqë ka goditur zonën e Euros.Por ndërsa programet qeveritare janë shkurtuar, papunësia në Eurozonë ka arritur një shifër rekord  dhe 5  vende vazhdojnë të mbeten në recesion.Ekspertët parashikojnë se  kriza e  euros  është shumë larg përfundimit ndërsa bëjnë thirrje që të balancojnë masat shtrenguese me ato të rritjes, konkurrencës dhe punësimit.