Drejt fundit procesi ndaj ushtarit që i dha dokumentet Wikileaks

Procesi gjyqësor kundër Bradley Manning, ushtarit amerikan që akuzohet se “e ka ndihmuar armikun” duke i dhënë dokumente sekrete faqes së internetit Wikileaks po hynë në fazën finale të tij.Prokuroria dhe mbrojtja pritet që gjatë ditës së somte të prezantojnë argumentet e fundit të tyre.Manning ishte arrestuar në Irak para tre vjetësh për atë që zyrtarët thanë se është rrjedhja më e madhe e dokumenteve në historinë e SHBA-ve.Ish analisti i shërbimeve të inteligjencës, 25 vjeçar e ka pranuar se i ka dhënë Wikileaks qindra mijëra dokumente sekrete.Mirëpo ai është duke u përballur me akuza shumë më serioze që ndër të tjera përfshinë edhe përkrahjen me vetëdije të Al Kaedës.Manning i ka thënë gjykatës ushtarake që ai mendon se raportet “ishin të nevojshme të ndahen me botën” dhe se ato “do të ndihmonin për të dokumentuar çmimin e vërtetë të luftës në Irak dhe Afganistan”.Prokurorët thonë se ai është një tradhtar i pacipë që e ka shkelur detyrën e tij si ushtar.