Paditet për korrupsion një politikan i njohur kinez

Mediat shtetërore kineze raportojnë se politikani dikur i fuqishëm, Bo Xilai, është paditur për rryshfet, korrupcion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.Padia është dorëzuar të enjten nga prokurorët në një gjykatë në qytetin lindor të Jinanit, duke lënë të kuptohet se procesi mund të filloi së shpejti.Bo akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare për “përfitime të tjerëve” dhe pranimin e rryshfetit  në “shuma jashtëzakonisht të mëdha”.Gjithashtu  ai akuzohet  se i ka shkaktuar humbje të mëdha shtetit.Bo, ish kryebashkiaku i qytetit jug-perëndimor të Chongqing, nuk është parë në publik që prej se janë bërë publike akuzat kundër tij para më shumë se një viti, duke e nxitur kështu një nga skandalet më të mëdha politike në Kinë për dekada të tëra.