Çela: Amnistia është si legalizimet, ka ndodhur një ndërtim, shteti s’e menaxhon dot dhe hajde ta legalizojmë
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka lajmëruar një amnisti penale, nga e cila do të përfitojnë 1290 të dënuar për vepra të lehta, ndërsa personat e hetuar nga SPAK-u nuk do përfitojnë nga kjo amnisti.
Lidhur me këtë çështje, Pedagogu dhe Juristi Ervis Ecelai ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News” të moderuar nga Luan Rama, u shpreh se kjo amnisti ngjan si meremetim i asaj që qeveria e cilëson si arritje e madhe.
“Kush është arritje e madhe? Arritje që po bëjmë amnisti?! Amnistia nëse duam ta paralelizojmë këtë është si një ligj legalizimesh. Ka ndodhur një padrejtësi, shteti nuk e menaxhon dot dhe hajde ta legalizojmë.
E tillë është dhe amnistia, se nuk është falje. Na janë mbushur burgjet, thotë ministri, dhe kush është zgjidhja hajde se po bëjmë një amnisti që të zbrazim burgjet. Kjo duhet të jetë fryma e amnistisë?!
Nuk po amnistojmë personat e akuzuar dhe hetuar nga SPAK-u? Po mirë, a e di ministri që ka persona të dënuar nga GJKKO edhe për 5 mijë lekë të vjetra me akuzën e korrupsionit?!
Dhe si mund të jenë me këtë nofkën kaq të zezë këta persona të hetuar dhe gjykuar nga SPAK dhe GJKKO që këta persona të mos amnistohen”, u shpreh ndër të tjera pedagogu Çela.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”

