Të njohësh të drejtat e tua, Halilaj: Edukimi ligjor i grave, armë kryesore në luftën kundër dhunës
Në emisionin “Epiqendër” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, edukimi ligjor shihet si një armë kryesore në luftën kundër dhunës.
“Gratë dhe vajzat duhet të dinë se janë të paprekshme ligjërisht dhe se askush nuk ka pronësi mbi to”, u shpreh psikologia Helena Halilaj.
Gjatë dikutimit mbi dhunën ndaj grave, u prek dhe një tjetër plagë e shoqërisë shqiptare: indiferenca e komunitetit.
“Ndërsa për një gjobë makine apo dëmtim prone reagojmë menjëherë, për dhunën që dëgjojmë në banesën ngjitur shpesh heshtim”, u shprehën ekspertet.
Ato bënë thirrje për rritje të ndërgjegjësimit qytetar, duke theksuar se denoncimi i dhunuesit nuk e bën një grua 'të keqe' apo 'nënë të dështuar', por një individ që mbron dinjitetin e saj.
Ato u shprehën se duhet të shkojmë tek thyerja e tabusë se dhuna është turp i viktimës, jo.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

