Dh*na digjitale, psikologia Elda Ruçi: Rrjetet sociale janë kthyer në një kërcënim serioz për gratë
E ftuar në emisionin “Epiqendër” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, psikologia Elda Ruçi u shpreh se dhuna digjitale është bërë një rrjet ku shumë femra ndihen nën presion dhe tashmë është kthyer në një kërcënim serioz.
“Në kohët e sotme dhuna digjitale është bërë një rrjet diskutimi nga të gjitha anët, ku shumë femra mund të jenë ndjerë nën presion.
Mund të kenë bërë një bashkëbisedim në rrjetet sociale dhe kanë arritur të fitojnë besimin tek personi me të cilin kanë biseduar dhe pastaj kanë arritur duke marrë foto dhe duke bërë shantazhime dhe nuk kanë gjetur mënyra të ndryshme dhe nuk kanë reaguar se nuk duan të prishin imazhin e tyre dhe të rrethit të tyre familjar”, u shpreh ndër të tjera psikologia Elda Ruçi.
Nga ana tjetër, Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës për Drejtësi Gjinore, Adena Vangjeli, u shpreh se ky ligj është e mira të mbahet larg diskutimit politik, pasi është një ligj që i vjen në ndihmë grave dhe vajzave shqiptare që janë viktima të dhunës jo vetëm në familje, por dhe të dhunës mbi bazë gjinore.
“Ligji i ri përfshin institucione si AKEP dhe AMA për të ndërhyrë në mbylljen e këtyre kanaleve abuzive”, u shpreh Vangjeli.
Megjithatë, gjatë diskutimit në studio u ngrit shqetësimi se sa gati janë institucionet për të reaguar në kohë reale. Shpesh, gratë nuk denoncojnë nga frika e prishjes së imazhit publik, duke u bërë pre e një presioni të jashtëzakonshëm psikologjik.
Ndaj sipas eksperteve, lind nevoja tashmë që institucionet jo vetëm të njohin ligjin e ri, por ta zbatojnë atë me efikasitet për të parandaluar tragjeditë.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

