AMNISTIA/ Avokati Çaça: Kjo po bëhet për një motiv të vetëm, për të ulur mbipopullimin në burgje

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka lajmëruar një amnisti penale, nga e cila do të përfitojnë 1290 të dënuar për vepra të lehta, ndërsa personat e hetuar nga SPAK-u nuk do përfitojnë nga kjo amnisti.

Lidhur me këtë çështje, avokati Përparim Çaça i ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News” të moderuar nga Luan Rama, u shpreh se ka një lloj mitizimi të SPAK-ut.

“Ka disa vepra të caktuara që hetohen nga SPAK-u, por janë dhe persona të caktuar të lidhura me hetimet posaçme, por që nuk gjykohen atje.

Madje janë shumë pak më të rrezikshëm se sa ndoshta nga ata që gjykohen në gjykatat e tjera penale.

Si avokat që jam përshëndesim dhe mirëpresim çdo lloj amnistie sepse përfitojnë shumë të burgosur.

Por problemi është këtu: kush është qëllimi i saj? Dhe për mendimin tim kjo po bëhet për një motiv të vetëm, për të ulur mbipopullimin në burgje. Kaq”, u shpreh ndër të tjera avokati Përparim Çaça.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”