Halilaj: Në ligjin e ri për mbrojtjen e grave janë përjashtuar të gjitha llojet e justifikimeve për dh*nën

Gjatë diskutimit mbi ligjin e ri për mbrojtjen e grave e ftuar në emisionin “Epiqendër” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, pedagogia Helena Halilaj u shpreh se një nga aspektet më të forta të diskutimit është përjashtimi ligjor dhe moral i “zakonit” apo “traditës” si justifikim për dhunën.

Ajo tha se shoqëria shqiptare ka toleruar për vite me radhë dhunën nën petkun e ruajtjes së familjes apo nderit.

“Me aq sa kam pasur rastin të komunikoj me viktimat e dhunës kam kuptuar se dhuna ka ndodhur jo për faj të tyre. Kjo pasi dhunuesit kanë qenë të pamundur, të parealizuar, me probleme e tyre të shëndetit mendor dhe kanë dhunuar mbrojtësen e fëmijëve të tyre deri në aktet makabër që kemi parë deri në vrasjen e tyre.

Ne nëpërmjet ligjeve që bëjmë dhe diskutimeve në media japim mesazhin tonë për gratë që të denoncojnë rastet e tyre dhe të kuptojmë se ka ardhur koha për t’i mbrojtur ato”, tha ndër të tjera Helena Halilaj

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”