Avokati shpjegon dallimin midis amnistisë dhe faljes/ Vishaj: Më e hapura ka qenë ajo e 97', 1/3 u rikthyen burgjeve
Avokati Saimir Vishaj, i ftuar në emisionin “Drejt”, ka sqaruar dallimin mes amnistisë dhe faljes, duke shpjeguar se bëhet fjalë për dy koncepte të ndryshme në të drejtën penale shqiptare.
Sipas Vishajt, amnistia është një akt penal normativ që miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë dhe nuk zbatohet për persona me emra të përveçëm, por për kategori veprash penale ose dënimesh.
Ndryshe nga kjo, falja është një akt mëshirimi drejtuar personave konkretë.
“Amnistia fal pjesërisht një kategori veprash penale. Falja është mëshirim për emra të caktuar. Këtu emri nuk ekziston, ekziston ose dënimi i madh, ose vepra penale,” u shpreh Vishaj.
Ai kujtoi se një nga amnistitë më të gjera në historinë e vendit ishte ajo e vitit 1997, kur për shkak të situatës së rënduar në vend dhe hapjes së burgjeve, u ndërmor një akt i jashtëzakonshëm.
“Në atë periudhë u liruan edhe persona të dënuar për vrasje dhe me burgim të përjetshëm. Ishte i vetmi moment kur shteti mund të bënte një pakt në emër të amnistisë,” tha avokati.
Fjala e Saimir Vishaj:
“Amnistia si akt penal normativ del nga Kuvendi i Shqipërisë, ndryshe nga falja që fal me emra. Amnistia fal pjesërisht një kategori veprash penale.
Falja është mëshirim për emra të caktuar.
Ndërkohë që këtu emri nuk ekziston, ekziston ose dënimi i madh apo vepra penale.
Kanë kaluar me të vërtetë mbi dhjetë ose 15 diçka më shumë. Më e hapura ka qenë amnistia e bërë në 97’.
Janë liruar edhe vrasës dhe persona me burgim të përjetshëm, për një arsye se burgjet u hapën.
Ishte i vetmi moment që shteti mund të bënte një pakt në emër të amnistisë, duke amnistuar personat me burgim të përjetshëm.
Se vrasja ishte hequr në atë kohë me ligj të veçantë.
Në atë moment hoqi burgimi e përjetshëm dhe fali 1/3 dhe treçereku e pati këtë sukses u rikthyen në burgje.”
