Parashikimi i motit për sot dhe nesër (22 Janar 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian. Rajoni i Ballkanit do të paraqitet me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu e dëbore.

Situatë e ngjashme parashikohet edhe në Ishujt Britanikë dhe Europën Jugperëndimore. Ndërkohë, gadishulli Skandinav, rajoni i Balltikut dhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore do të jenë nën ndikimin e motit më të qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre në territorin shqiptar.

Gjatë pasdites pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike, ndërsa natën vonë rikthehen vranësirat dhe reshjet afatshkurtra. Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 14°C. Era do të nga juglindja me shpejtësi mbi 60 km/h, dallgëzim mbi 3 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme .Europa Perëndimore dhe Jugperëndimore do të mbeten nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme. Europa Lindore dhe gadishulli Skandinav do të paraqiten me mot më të qëndrueshëm, por me vranësira dominuese, ndërsa Europa Qendrore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja do të karakterizohet nga reshje të pakta shiu, më të theksuara në veriperëndim dhe qendër. Pasditja sjell përmirësim të përkohshëm të motit, me kthjellime më të dukshme në zonat lindore.

Temperaturat do të luhaten nga 0°C deri në 15°C. Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi mbi 55 km/h, duke krijuar dallgëzim 2–3 ballë.