Vangjeli prezanton tri risitë e për mbrojtjen ndaj dh*nës ndaj grave: Synohet një mjedis më i sigurt
Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës për Drejtësi Gjinore, Adena Vangjeli, ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” në “Ora News”, moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku u diskutua mbi ligjin e ri për mbrojtjen ndaj dhunës.
Vangjeli u shpreh se ky ligj sjell një zgjerim të domosdoshëm të kuadrit ligjor në Shqipëri, teksa sqaroi se: “Nuk bëhet fjalë më vetëm për dhunën klasike në familje, por për çdo formë dhune ndaj grave.
Tri janë risitë kryesore që u diskutuan: Së pari, përfshirja e dhunës në mjedisin digjital, një fenomen që ka marrë përmasa shqetësuese me zhvillimin e rrjeteve sociale.
Së dyti, sanksionimi i ngacmimeve seksuale në vendin e punës, duke ofruar siguri për gratë dhe vajzat që shpesh detyrohen të heshtin për të ruajtur vendin e punës.
Së treti, mbrojtja e veçantë për gratë e angazhuara në politikë. Këto masa synojnë të krijojnë një mjedis më të sigurt dhe të barabartë, duke sfiduar mentalitetin se dhuna është vetëm ajo që lë shenja fizike”.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

