ME VIDEO/ Ivanka Trump shfaqet në Tiranë pas vizitës në Vlorë
Pas një qëndrimi njëditor në Vlorë, Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, është shfaqur këtë të enjte në Tiranë, duke lëvizur me automjet te Ambasada e SHBA në Shqipëri.
Pas kësaj, Ivanka Trump Ivanka ka zhvilluar dhe një takim mbrëmjen e sotme edhe në Kryeministri, ku është pritur me përqafime nga shefi i Qeverisë Edi Rama.
Mbrëmjen e së mërkurës, Ivanka Trump ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin Edi Rama në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Më pas, ata kanë darkuar në një restorant në Orikum.
Sipas burimeve, në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe rreth 60 arkitektë, të cilët kanë diskutuar deri rreth orës 23:00.
Ivanka Trump mbërriti ditën e djeshme në Vlorë, e shoqëruar nga disa arkitektë, në kuadër të projektit për Ishullin e Sazanit.
Edhe pse në media u raportua se nuk do të kishte takim me persona të pushtetit, Edi Rama nuk e humbi rastin edhe këtë herë për të bërë “show”.
