Seanca për Ilir Metën, avokati Cakrani: Gjykata duhet t’i kthehet ligjshmërisë, janë kthyer në toga pushkatimi
“Unë dhe avokati o do ta ngremë këtë gjykatë në nivelin që kërkon ligji dhe kushtetuta ose nuk ka. Kjo gjykatë duhet ti kthehet ligjshmërisë. Këta duhet të heqin dorë nga pushkatimi, se janë kthyer në toga pushkatimi dhe duhet ti kthehet ligjshmërisë”, tha avokati Cakrani.
SPAK më 28 korrik te vitit te kaluar mbylli hetimet për Metën, Kryemadhin dhe 3 të pandehurit e tjerë, ku dosja ndaj tyre përmban tre hetime, një në aferën “CEZ-DIA”, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Për Metën dhe Kryemadhin akuzat janë të njëjtat: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është nën masën e “detyrimit për paraqitje”.
Dosja “Meta” përfshin gjithashtu hetime ndaj nënës së Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut. Të pandehurit akuzohen për disa vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e pasurive.
